Bashkimi mposhti Sigal Prishtinën

Bashkimi mposhti Sigal Prishtinën

Bashkimi ka fituar gjysmëfinalen e dytë në Play-off të Superligës së Kosovës ndaj Prishtinës duke triumfuar pas dy vazhdimeve nga pesë minuta.

Ndeshja e zhvilluar në “Sezai Surroi” të Prizrenit nisi mirë për mysafirët që fituan në periudhën e parë. Vendasit u kthyen në të dytën, ndërsa kështu dodhi edhe në dy periudhat e pjesës së dytë.

Në fund Willie Kemp i Prishtinës nga gjysma e fushës arriti të shënonte trepikësh për të barazuar gjithçka në sekondën e fundit.

Në vazhdimin e parë skuadrat barazuan sërish, ndërsa në pesëminutëshin e dytë shtesë, vendasin u treguan më të mirë duke arritur që në fund të fitojnë me rezultat 88:86.

Tani rezultati i përgjithshëm është 1 me 1 në gjysmëfinale. Ekipit që kalon tutje i duhen tri fitore.

Komentet