Ferrari do të përfitojë më shumë të ardhura

Ferrari do të përfitojë më shumë të ardhura

Ferrari është skuadra që do të përfitojë më shumë të ardhura financiare për vitin 2016. “Autosport” publikoi grafikun e shpërndarjes së këtyre të ardhurave për çdo skuadër të Botërorit të Formulës 1.

FOM i siguron këto financa nëpërmjet të ardhurave nga taksat e pistës, kontratat me sponsorët apo edhe shitja e të drejtave televizive. Shpërndarja i të ardhurave financiare për secilën prej skuadrave të këtij botërori është bërë duke u bazuar te prezenca në dy nga tre sezonet e fundit, renditjes në vitin 2015, bonuset e përcaktuara për skuadrat kryesore dhe ato të vendosura në bazë të prestigjit dhe historisë së tyre.

Për këtë vit, Ferrari do të përfitojë 192 milionë dollarë, shifër kjo që përbën rreth 20% të shifrës totale prej 965 milionë dollarësh, si dhe 33 milionë dollarë më e lartë se të ardhurat e përfituara nga viti i kaluar.

Ferrari do të përfitojë 87 milionë dollarë për paraqitjet e tij dhe 105 milionë dollarë në formën e bonueseve për klasifikimet e tij në të gjithë historinë e Formulës 1.

Skuadra kampione në fuqi e Formulës 1 do të përfitojë 171 milionë dollarë ose 17.7% të shifrës totale, nga të cilat 74 milionë janë në formën e bonuseve. Në vendin e tretë në këtë klasifikim qëndron Red Bulli me 144 milionë dollarë, i ndjekur nga Williams me 87 milionë. McLaren për vitin 2016 do të përfitojë 82 milionë dollarë dhe pozicionohet i pesti.

I pyetur për këtë lloj ndarjeje të të ardhurave për skuadrat e Formulës 1, ku e fituar del “Kokëkuqja” italiane, Ecclestone theksoi se Ferrari është simboli i Formulës 1 dhe se i takon të përfitojë më shumë se çdo skuadër tjetër.

Komentet