Hamilton mund Rosberg në provat e lira

Hamilton mund Rosberg në provat e lira

Lewis Hamilton kërkon të rifitojë kohën e humbur dhe për ta bërë një gjë të tillë ka zgjedhur Çmimin e Madh të Rusisë.

Të paktën kështu duket pas përfundimit edhe të sesionit të tretë të provave të lira, që është fituar sërish nga britaniku, që vendosi kohën më të mirë, por me një diferencë prej vetëm 69 të mijëtat më shpejtë se Rosberg.

Hamilton rezultoi më i shpejti edhe në sesionin e dytë, të zhvilluar pasditen e djeshme, ndërsa në sesionin e parë, ishte Rosberg që vendosi kohën më të mirë. Sa i përket sesionit të tretë të lirë, 2 makinat Ferrari ishin ndjekëse të Mercedes me një vonesë prej 6 të dhjetat nga Hamilton.

Në orën 14:00 do të zhvillohen provat zyrtare të Çmimit të Madh të Rusisë, ndalesa e katërt e Botërorit të Formula 1 dhe transmetimi i tyre do të bëhet direkt në Top Channel.

Komentet