Karadzic: Do ta kundërshtojmë fuqishëm pranimin e Kosovës në UEFA

Karadzic: Do ta kundërshtojmë fuqishëm pranimin e Kosovës në UEFA

Pritjes së gjatë duket se po i vjen fundi, Kosova është afër pranimit në UEFA

Të martën në Kongresin e 40’të të rregullt të UEFA’s, do të diskutohet për pranimin e Kosovës në UEFA. Por, si gjithmonë Serbia është ajo që tenton të prish punë.

Presidenti i futbollit të Serbisë, Tomislav Karadzic, ka bërë të ditur se delegacioni i tyre, do ta kundërshtojë fuqishëm pranimin e Kosovës në UEFA në Kongresin e 40’të të UEFA’s, shkruan Gazeta Express.

“Që nga viti 2012 , Shoqata e Futbollit të Serbisë ka përdorur të gjitha mjetet ligjore në një luftë të ashpër kundër përpjekjeve për të bërë shtetin e vetë-shpallur anëtare të UEFA’s. Ne ia kemi arritur për ta hequr kërkesën për pranim nga rendi i ditës dhe për ta parandaluar një padrejtësi të madhe”, ka cituar faqja e FSS’së, Karaxhiçin, transmeton Gazeta Express.

“Vendimi për ta pranuar Kosovën do ta shkaktonte trazira të mëdha në rajon dhe më gjerë. Nuk është sekret se “rasti i Kosovës” nuk është rast i izoluar”, ka thënë Karaxhiç.

Komentet