Nadal rikthen titullin e Barcelona Open

Nadal rikthen titullin e Barcelona Open

Tenisti i njohur spanjoll, Rafael Nadal, ka rikthyer titullin në Barcelona Open pasi ka mposhtur në finale Kei Nishikorin me rezultat 2 me 0 në sete.

6-4 dhe 7-5 ishin rezultatet e seteve që i sollën Nadalit titullin e ri pas dy vjetësh në Kataloni.

Me këtë rast Nadal barazoi rekordin e Guilermo Vilas për tituj në terrene të dheut, transmeton Koha.net.

Tani spanjolli ka 49 tituj të fituar në këso terrene.

Komentet