Provat e dyta të lira, Hamilton “bën ligjin” në Rusi

Provat e dyta të lira, Hamilton “bën ligjin” në Rusi

Lewis Hamilton i është kundërpërgjigjur startit të fuqishëm të Nico Rosberg duke dominuar në provat e dyta të lira në Çmimin e Madh të Rusisë.

Kampioni i botës ishte më i shpejti në tre sektorët duke përfunduar xhiron në kohën 1:37:583 me goma super të buta, pothuajse 0.9 sekonda diferencë me shokun e skuadrës te Mercedes, i cili përfundoi garën i treti pas Sebastian Vettel.

Vettel e mbylli në kohën 1:38.235, por për ndryshim nga Hamilton, ai kishte disa shqetësime me makinën, pasi u njoftua për një defekt me pajisjet elektronike.

Ndërsa, Kimi Raikkonen dhe Daniel Ricciardo përfunduan në vendin e 4 dhe të pestë.

Klasifikimi
1. Lewis Hamilton, Mercedes, 1:37.583
2. Sebastian Vettel, Ferrari, 1:38.235
3. Nico Rosberg, Mercedes, 1:38.450
4. Kimi Raikkonen, Ferrari, 1:38.793
5. Daniel Ricciardo, Red Bull, 1:38.793
6. Valtteri Bottas, Williams, 1:39.185
7. Daniil Kvyat, Red Bull, 1:39.193
8. Jenson Button, McLaren, 1:39.196
9. Felipe Massa, Williams, 1:39.289
10. Fernando Alonso, McLaren, 1:39.400
11. Carlos Sainz, Toro Rosso, 1:39.465
12. Max Verstappen, Toro Rosso, 1:39.501
13. Nico Hulkenberg, Force India, 1:39.795
14. Sergio Perez, Force India, 1:39.867
15. Kevin Magnussen, Renault, 1:40.193
16. Romain Grosjean, Haas, 1:40.260
17. Esteban Gutierrez, Haas, 1:40.508
18. Jolyon Palmer, Renault, 1:40.688
19. Felipe Nasr, Sauber, 1:40.740
20. Rio Haryanto, Manor, 1:41.080
21. Pascal Wehrlein, Manor, 1:41.148
22. Marcus Ericsson, Sauber, 1:41.652

Komentet