Trajneri i Golden State Warriors, Steve Kerr është shpallur trajneri më i mirë i sezonit 2015-2016 në NBA.
Kerr e merr këtë akoleadë pas një sezoni historik me ekipin e tij.
Ai e ka marrë këtë vlerësim pas rekordit historik me 73 fitore duke e thyer atë të Chicago Bulls prej 72 fitoreve.
Pjesë e ekipit të Bullsave legjendarë ishte edhe vet Kerr, pra ai theu rekordin e ekipit që vet ishte pjesë, tash si trajner.
Kerr ka mposhtur konkurrencën e legjendarit të San Antonios, Gregg Popovich, i cili po ashtu arriti një sezon fenomenal me ekipin e tij, por tri humbjet nga Warriors kanë bërë që Kerr të dalë i pari në listën e NBA.
Kerr dhe Popovich sipas të gjitha gjasave do të përballen sivjet në finalet epike të playoffit të Perëndimit, ku e pashmangshme do të jetë përballja mes gjigantëve të basketbollit, Warrios dhe Spurs.
Komentet