“Paqe e luftuar” në Niko Dovana, një barazim pa gola në përballjen e drejtëpërdrejtë për Europën mes Teutës dhe Tiranën, përballje me të kaluarën për Gugash Maganin që një vit më parë luftonte për të cuar aty Tiranën tani me synimin për ta nxjerrë jashtë lufte hidhte në fushë Maganin e ri dhe Jonathan në sulm në 4-4-2 e tij, prezantohej me 4-2-3-1 Tirana e Dajës me Cucajn, Fukuin e Gilman Likën në mbështetje të Elis Bakajt ndërkohë që ja kishte dalë për të qenë në mbrojtje Kërciku Ndeshje e luftuar që në fillim, por per te për të parë të parin duhen pritur 16 minuta me Fukuin që depërtoi nga e majta dhe krosoi për Likën që gjuajti lehntë duke i lejuar mbrojtjes vendase të spastronte zonën.
Inisiativa në pjesën e parë ishte në krahun e bardhebluve por pa shumë ide, i vetmi rast për Teutën kjo goditje në të 37 e Kotobellit që goditi nga këndi i zonës me majat e gishtave të Edvin Bakajt që devijojnë topin në këndore. vetëm 2 minuta më pas e imiton në krahun tjetër Mocka, goditje e bukur nga Gilman Likës nga rreth 35 metra por këtë herë devijimi i portierit është në favor të Teutës. Mbyllet me porta të paprekura një pjesë e parë e luftuar por e patransfromuar në raste që ishin të pakta ndërsa e dyta është më e pasur. në të 52 goditje dënimi e Lukic dhe vjen një devijim që rrezikon Tiranën edhe pse anësori kishte ngritur flamurin e pozicionit jashtë loje. në të 61 tjetër mundësi e mirë për Teutën me Olsi Teqjan që në fund neutralizon një situatë të rrezikshme për Tiranën , ndërsa dy minuta më pas mundësia e artë është në krahun tjetër me Mockën që bën mrekullinë duke i mohuar një gol thuajse të sigurt Gërcaliut.
E padobishte inisiativa personale e Elis Bakajt në të 75 me goditjen e sulmuesit që është për tu harruar menjëherë ndërs avetëm pak më vonë, Peci i futur nga stoli bën gjithchka mirë në zonë, por Fukui pak metra larg vijës fatale mungon në takimin me asistin e ndoshta golin e fitores. Këmbëngul Tirana por Rustem Hocha në të 83 është vendimtar në ndërhyrjen në momentin e fundit ndaj Bakajt, në të 85 mbaron ndeshja e Dorian Kërcikut që ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë. Edhe ne inforioritet numerik Tirana eshte me agresive, ne te 90 Fukui nuk arrin te marre nje top ne qender te zones, e menjhershme pergjigja e Teutes me nje tentative nga karg te Nijaz Lenes. dritherima deri në fund, me Mockën që në të 92 regon në mënyrë të mrekullueshme ndaj goditjes së Elis Bakajt duke u kthyer në shpëtimtarin e Teutës dhe falë tij përfundon 0-0. një barazimq ë nuk i vlen askujt, as Teutës në dritën e fitores së Kukësit ndaj Flamurtarit , aq më pak Tiranës që tani e shikonm Europën 6 pikë larg.
Shansi i vetëm për një buzëqeshje në kampin bardheblu këtë sezon mbetet derbi i mesjavës së ardhshme me Partizanin. /supersport.al
Komentet