Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Shkëlzen Gashi ka arritur të shënoi edhe golin e dytë në MLS, ku kësaj radhe i siguroi ekipit të tij një barazim 2-2 ndaj Montreal Impact.
Gashi iu përgjigj golit të shënuar nga Drogba në minutë e 47-të, që e çoi rezultatin në 1-1. Vendasit nuk vonuan dhe për tre minuta rikthyen avantazhin.
Por Colorado nuk dorëzohet, dhe Gashi u tregua shumë i rrezikshëm me harkimet e tij, nga një prej të cilëve vjen edhe goli i barazimit 2-2.
Në minutën e 78-të ka një karton të verdhë për Gashin, ndërsa në fund sulmuesi kërkon të marrë minuta duke u shtrirë në fushë për shkak të një goditjeje të marrë, por që nuk asnjë pasojë.
Pas këtij barazimi të vlefshëm në udhëtim, Colorado në konferencën Perëndimit është skuadra parë në tabelë me 17 pikë të grumbulluara deri më tani.
Goli ndaj Montrealit për Gashin ishte i dyti në kampionat, ndërsa sulmuesi nga Klina ka dhuruar edhe katër asistime.
Komentet