Valmir Sulejmani ka vazhduar me paraqitje të mira në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.
Sulmuesi anësor i Përfaqësueses së Kosovës, është aktivizuar për skuadrën e tij Hannover 96 në humbjen 1-3 ndaj Schalke 04.
20-vjeçari nga Gjilani u fut në fushë në minute e 71-të duke zëvendësuar Florian Klaus.
Për 20 minuta sa qëndroi në fushë, Valmiri zhvilloi një ndeshje të bukur dhe u vlerësua lartë në fund të saj.
Kjo ishte paraqitja e tretë radhazi për Sulejmanin këtë edicion në Bundesligë me Hannover 96, skuadër e cila edicionin e ardhshëm do ta luaj në Bundesliga 2.
Komentet