Jehona e derbit vazhdon edhe pas ndeshjes, por këtë herë më shumë sesa për rezultatin flitet për dhunën e cila e eklipsoi lojën dhe shoën e dy tifozerive në “Selman Stërmasi”.
Klubi i Partizanit nuk është kursyer në deklaratat post derbi dhe kërkon marrjen e masave nga FSHF.
“Denoncojmë publikisht veprimet e dhunshme rrugaçërore të stafit të Tiranës. Shkeljet e rënda të dokumentuara nga pamje filmike meritojnë ndëshkim sipas Kodit të Disiplinës Sportive, neni 65”, deklaroi Olsi Ranxhi.
Drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Dritan Dervishi, një nga më të prekurit e dhunës në derbi pohon se grushti ndaj tij do të hetohet nga drejtësia shqiptare.
“Këtu në Shqipëri mesa kam kuptuar problemi vjen nga tribunat VIP. Policia pas ndeshjes bëri sehir, kur u godita pabesisht nga nipi i presidentit. Kam bërë kallëzim në komisariatin numër 2”, deklaroi Dervishi.
Në bazë të rregullores së FSHF, Tirana si klub organizator i këtij derbi përvec një gjobe të rende, rrezikon edhepezullimin e fushës, ndërkohë që drejtori teknik i saj Devi Muka të pezullohet për disa javë nga aktiviteti.
Komentet