Alban Meha në Arabinë Saudite: tashmë mund të thuhet se gjithçka është mbyllur zyrtarisht.
Mesfushori shqiptar do të luajë tek Al Nasr prej sezonit të ardhshëm dhe e gjitha ka një arsye madhore: klubi arab i ofron një pagë 3 herë më të lartë se Konjaspori.
Kampion në fuqi i Arabisë Saudite, Al Nasr ka dështuar këtë sezon, sepse po e mbyll në mesin e tabelës në kampionat dhe është eliminuar që në grupe nga Liga e Kampioneve të Azisë. Për pasojë, klubi po mendon përforcime madhore për sezonin e ardhshëm dhe Meha është një prej tyre.
Mesfushori 30 vjeçar ka qenë i jashtëzakonshëm te Konjaspori këtë sezon, sepse ka pasur një nivel të lartë loje dhe në 23 ndeshje të luajtura në kampionat e 6 në kupë ka dhënë në total 5 pasime për gol e ka shënuar edhe 5 gola.
Konjaspori i ka ofruar ditët e fundit rinovim me 1 milion euro në sezon, raportojnë mediat turke, por Meha ka preferuar Arabinë Saudite, edhe pse Konjaspori do të luajë në Europa League sezonin e ardhshëm.
Komentet