Niveli i kënaqshëm që ka treguar Elseid Hysaj gjatë këtij sezoni me Napolin ka tërhequr vëmendjen e Bayern Munchen.
Sipas “Tuttosport”, disa vëzhgues të klubit gjerman ishin të hënën në “San Paolo” për të ndjekur takimin Napoli-Atalanta dhe për të parë nga afër mbrojtësin e kombëtares sonë.
Hysaj shihet si zëvendësuesi ideal i 32-vjeçarit Philipp Lahm dhe 30-vjeçarit Rafinha.
Mendohet se bavarezët do të ofrojnë 20 milionë euro. Nëse oferta zyrtarizohet, vështirë se do të refuzohet nga Napoli.
Komentet