Galatasaray ka triumfuar në ndeshjen e kthimit ndaj Strasbourgut për të ngritur Eurocupën. Klubi turk ka shënuar fitore në ndeshjen e kthimit të finales për ta fituar trofeun evropian të basketbollit.
Basketbollistët e trajnerit Ergin Ataman kanë mposhtur Strasbourgun me rezultat 78-67, në përballjen e zhvilluar në “Adbi Ipekçi Arena” të Stambollit.
Errick McCollum dhe Stephane Lasme kanë qenë lojtarët më efikas të Galatasarayt me nga 16 pikë të shënuara. Lasme ka shënuar dyshifror të dyfishtë ku përveç 16 pikë e 10 kërcime në këtë triumf të madh të ekipit turk.
Me 14 pikë, 8 kërcime e 6 asistime ka kontribuuar edhe kapiteni Sinan Guler që solli këtë triumf të verdhekuqve nga Stambolli, transmeton Borozani.
Ekipi francez nuk ka arritur të mbrojë epërsinë katërpikëshe nga ndeshja e parë dhe është ndarë kokulur nga finalja, te të cilët më efikasi ishte Mardy Collins me 16 pikë e 5 asistime.
“Nëse Euroliga neve nuk na pranon, ne do ta fitojmë Eurocupën për të siguruar Euroligën stinorin tjetër. Të shohim a do të na ndalojnë atëherë”, pati deklaruar Atamanit në fillim të sezonit dhe fjalët e tij u bënë realitet.
Ky është trofeu i parë ndërkombëtar i Galatasarayt në basketboll dhe i dyti në basketbollin turk në përgjithësi, pas Efes Pilsenit të dikurshëm.
Komentet