Mbrojtësi Armend Dallku ka paralajmëruar se do të pensionohet nga futbolli aktiv. Ai një gjë të tillë e ka bërë të ditur pas fitores që të shtunën skuadra e tij Vorskla Potlava e shënoi 3:0 ndaj Karpatyt.
Me fitoren e arritur Vorskla Potlava ka siguruar fazën kualifikuese për Ligën e Evropës, përcjell Koha Ditore.
“Sërish në Ligën e Evropës. Misioni është përmbushur dhe po vjen koha t’i them lamtumirë futbollit”, shkruan Dallku në Facebook.
Dallku 32-vjeçar pjesë e skuadrës ukrainase Vorskla është që nga viti 2005. Ka luajtur më shumë se 200 ndeshje për skuadrën nga Ukraina. Vitet e fundit ai ishte kapiten i skuadrës. Ai në nëntor të vitit të kaluar u përshëndet nga kombëtarja e Shqipërisë në ndeshjen miqësore që e zhvilloi kundër Kosovës në Prishtinë (2:2).
Komentet