Duka: De Biasi po mendon vetëm për Europianin

Duka: De Biasi po mendon vetëm për Europianin

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka sqaron situatën e trajnerit të kombëtares Gianni De Biasi, i cili së fundmi është konsideruar si një prej kandidaturave për të zëvendësuar Antonio Conten në pankinën e Italisë.

I ftuar në emisionin “Domenica Sportiva” në televizionin Rai 2, Duka deklaroi se De Biasi në këtë moment nuk po i mendon këto zëra.

“Në këtë moment, De Biasi po mendon vetëm për Evropianin me Shqipërinë. Nuk mund të them se ai e ka mendjen te Italia. Nuk është mirë që të mendojmë që tani për atë çfarë do të ndodhë pas “Euro 2016”-s dhe ne duhet të përgatitemi sa më mirë. Jo vetëm ne, por edhe De Biasi merr pjesë për herë të parë në një aktivitet kaq të rëndësishëm, një mundësi të cilën ai duhet ta shfrytëzojë mjaft mirë”, u shpreh Duka.

Më pas, presidenti i FSHF-së foli edhe për raportet e tij me presidentin e Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Tavecchio.

“Kam raporte shumë të mira me të. Ai dhe drejtuesit e tjerë të Federatës janë profesionistë dhe nuk do t’i bëjnë ofertë një trajneri që po përgatitet për një ngjarje si Kampionati Evropian. Në fund të këtij evenimenti mund të flasim përsëri”, tha Duka.

Komentet