Kombëtarja e Shqipërisë është kualifikuar për në kampionatin evropian ‘Francë 2016’ për herë të parë duke shkruar historinë në futbollin e saj.
Por shorti i hedhur ka bërë që ‘kuqezinjtë’ të jenë në një grup të vështirë me kundërshtarë të fortë si Franca, Zvicra e Rumania.
Por është një mënyrë më e lehtë që Shqipëria të kaloi në raundin tjetër.
Prej gjashtë grupeve në Kampionatin evropian, do të kualifikohen 16 skuadra për në fazën tjetër.
Skuadrat nga vendet e para dhe të dyta do të kualifikohet pa problem, por nga gjashtë skuadrat e vendeve të treta katër më të mirat do të kualifikohen.
Kështu Shqipëria ka një mundësi të mirë për tu kualifikuar, pasi do t’i mjaftonte një fitore për të qenë në mesin e 16 kombëtareve më të mira të Evropës.
Komentet