Tifozët nga Kosova e kanë shpalosur një baner para objektit ku po mbahet Kongresi i UEFA-s në Budapest.
Në të shkruan se “Kosova do të jetë anëtari i 210-të i FIFA-s”, ndërkohë që e kanë edhe një porosi tjetër “Faleminderit UEFA”, kanë shkruar ata po ashtu në gjuhën angleze.
Ndërkaq, gjatë fjalisë së tij presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka bërë të ditur se javën e ardhshme Kosova është në agjendë të FIFA-s.
“Në rast pranimit me të drejta të plota të Kosovës gjatë ditës së sotme, atëherë do të pranohet automatikisht në FIFA”, tha presidenti i FIFA-s, Infantino.
Përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) kanë hyrë në sallën e Kongresit të UEFA-s, i cili sapo ka filluar. /Telegrafi/
Komentet