‘O sa mirë me Qenë Shqiptar’ do të jetë slogani i Kombëtares shqiptare në Euro 2016.
Slogani i kombëtares shqiptare në kampionatin Evropian do të jetë ‘O sa mirë me Qenë Shqiptar. Autobusi me të cilin do të udhëtojnë djemtë kuqezinj, do të ketë pikërisht këtë shprehje që ka qenë edhe ajo e Tifozëve Kuq e Zi”.
Ky është rezultati i votimeve të tifozëve shqiptarë në seksionin përkatës të faqes së UEFA-s në internet, i publikuar ditën e sotme.
Pak ditë para përfundimit të afatit të votimit, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, deklaroi se slogani i kuqezinjve në Evropian do të jetë ‘Ti Shqipëri më jep nder’, por tashmë ndryshe kanë vendosur tifozët.
Pavarësisht kësaj, slogani ‘Ti Shqipëri më jep nder’ do të mbetet ashtu sikurse është vendosur nga kompania Macron në fanellat e lojtarëve.
Komentet