Baseli afër yllit të ri kosovar

Baseli afër yllit të ri kosovar

Futbollisti i talentuar kosovar, Florent Hadergjonaj ka zhvilluar një stinor të jashtëzakonshëm me Young Boysin.

Ylli i ri kosovar, ka pasur 29 ndeshje të zhvilluara e skuadrën e tij aktuale Young Boys, ku ka arritur të asistoj në shtatë gola.

E forma e mirë e tij nuk ka shkuar huq pa u vënë re nga skuadrat e mëdha evropiane.

Njëra ndër to është kampioni i ri i Zvicrës, Baseli që ka filluar t’i bëjë presion Young Boysit për transferimin e Florentit.

21-vjeçari vlerësohet si mbrojtësi i krahut të djathtë më i mirë në Zvicër dhe vlera e tij ka pasur rritje të dukshme.

Aktualisht Hadergjonaj ka një vlerë prej tre milionë eurove, mirëpo sipas medieve zvicerane për ta lënë të lirë Young Boysi kërkon mbi katër milionë.

Komentet